Skema 3D | Vrasja e Azem Hajdarit

Ky është një rindërtim i animuar i vrasjes së Azem Hajdarit. Azem Hajdari ka dalë nga hyrja kryesore e selisë së Partisë Demokratike dhe është nisur në të majtë, aty ku i kishin thënë se ishte makina ku e prisnin disa persona. Pasi del nga selia Azemi rrethohet nga dy truproja. Fillimisht në të majtë të tij vendoset Besim Çerja dhe më pas në të djathtë Zenel Neza.

Të tre i afrohen trotuarit ku tashmë gjendet memoriali për ngjarjen. Në takim fillimisht shkon Fatmir Haklaj i cili pasi zbret nga makina nga vendi i shoferit afrohet me një kallashnikov në duar. Më pas në të djathtë të tij supozohet të jetë afruar Jaho Mulosmani dhe në të majtë Naim Çangu, që të dy të armatosur. Në këto momente Besim Çerja, badigardi i vendosur në anën e majtë të Azem Hajdarit bllokon armën e Fatmir Haklaj duke ia kapur fortë me të dyja duart.

Drejtimi i tytës së kësaj arme shihte në krahun ku gjendej Zenel Neza dhe Naim Çangu dhe nga e djathta në të majtë të Fatmir Haklaj, kur sheh se Fatmirit i bllokohet arma Jaho Salihi afrohet dhe qëllon me një pistoletë 9mm pothuaj me puqitje në kokë Besim Çerjen. Këtu ndodh një fenomen i rrallë, edhe pse i vdekur Besim Çerja vazhdon të mbaj të bllokuar armën e Fatmir Haklajt sa duket kjo ishte komanda e fundit e dhënë nga truri. Në dëshpërim e sipër Fatmir Haklaj tërheq këmbëzën e kallashnikovit duke realizuar qitje të pakontrolluara.

Plumbat e parë mendohet se kanë kapur dhe rrëzuar përtokë truprojën tjetër Zenel Neza dhe më pas edhe Naim Çangun, mikun e vrasësve. Dikur Fatmir Haklaj e shkëput armën nga duart e Besim Çerjas dhe menjëherë më pas bashkë me Jaho Mulosmanin ata qëllojnë mbi Azem Hajdarin që bëhet viktima e fundit e atentatit. Plumbi i parë e ka kapur Azem Hajdarin në dorë, të cilën duket ai e ka ngritur instiktivisht për t’u mbrojtur. /tvklan.al