Banka Botërore ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër, një financim prej 120 milionë Dollarë mbështetje për Shqipërinë.
3 fushat kyçe që mbështeten janë: forcimi i qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore; zgjerimin e tregut të energjisë, duke nxitur burimet e rinovueshme dhe rritjen e eficencës së energjisë; si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.
Sipas Bankës Botërore, programi i ri do ndihmojë Shqipërinë të adresojë sfidat kryesore në këto fusha dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të mbështetur shtresat në nevojë të popullsisë.
Nga ana tjetër Banka Botërore vlerëson se kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskal i menaxhueshëm, borxh publik në rënie dhe politikë monetare të qëndrueshme.
Klan News