Për të luftuar rritjen e çmimeve bankat qëndrore kanë rritur normat e interesit

Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në botë, mund të shkaktojë recesion global në 2023.

Paralajmërimin e zymtë e jep Banka Botërore. Ky institucion bën me dije se bankat qendrore kanë rritur normat e interesit në një nivel që nuk është parë në pesë dekadat e fundit, për të luftuar rritjen e çmimeve.

Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë, dhe kështu tentohet të luftohet rritja e çmimeve. Megjithatë, një vendim i tillë i bën edhe kreditë më të kushtueshme, diçka që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike.

Ky njoftim i Bankës Botërore vjen pas takimit të zyrtarëve të Bankës amerikane të Rezervave, dhe Bankës së Anglisë, të cilat pritet të rrisin sërish normat e interesit javën e ardhshme.

Të enjten, Banka Botërore  deklaroi se ekonomia globale është duke ecur me ritmin më të ngadaltë që prej vitit 1970. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar është regjistruar së fundi niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjetët e fundit.

Kjo situatë është rezultat i shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve.

Klan News