Shqipëria, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prapa niveleve të BE-së sa i takon produktivitetit të punonjësve.
Një raport i fundit i Bankës Botërore shpjegon se për këtë ndikojnë treguesit e arsimit dhe shëndetit. Bie në sy se nota mesatare e cilësisë së universitetit në Shqipëri është 6.9 nga 100 në total, ndërkohë që në BE ky tregues është 28.8.
“Më e pakta kjo sjell që punonjësit nuk përformojnë mirë në punën e tyre, dhe japin rezultate të pakta.”
Në Shqipëri, 23.5% e personave të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare nga 42.9 % që është në vendet e BE-së. Emigrimi i personave me arsim të lartë është një nga faktorët ndikues.
“Duhet bërë shumë herë më tërheqës arsimi profesional, lidhje më e mirë mes aftësive dhe ofertës së tregut.”
Sakaq nga ana shëndetësore, produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor shpjegohet edhe me një prevalencë të lartë të faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, siç janë obeziteti, duhani apo alkooli.
Tv Klan