Ekonomia shqiptare vijoi rimëkëmbjen e saj edhe gjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti, duke përballuar dhe tejkaluar goditjet që erdhën nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Raporti i Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për periudhën Korrik-Shtator thekson se kjo ecuri pozitive duket në disa tregues.
Nga ana tjetër, raporti thekson se një kontribut pozitiv në këtë ecuri të ekonomisë ka luajtur edhe politika monetare.
Banka e Shqipërisë konstaton se inflacioni gjatë periudhës që trajton raporti u luhat pranë nivelit 2%, ndërsa parashikon se aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat do të vijojnë të rriten edhe gjatë 3 viteve të ardhshme.
Tv Klan