Barcelona nuk di të ndalet në La Liga. Katalanasit regjistruan fitoren e radhës në kampionat. Të besuarit e Hansi Flick, triumfuan në derbi ndaj Espanyol, me rezultatin 3-1.

Ishte një ndeshje që u zgjidh shumë shpejt nga Barcelona, e cila shënoi tre herë në pjesën e parë. Olmo zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa Raphinha dyfishoi 11 minuta më vonë.

Ishte sërish Olmo, i cili në minutën e 31-të, shënoi të tretin. Titullar tek Espanyol, ishte edhe Marash Kumbulla, i cili u zëvendësua në minutën e 40-të, për shkak të një dëmtimi.

Golin e vetëm për skuadrën mike, e shënoi Puado nëminutën e 63-të. Me këtë fitore, Barcelona vazhdon e qetë në krye të renditjes me 33 pikë, 9 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë. /tvklan.al