Leopoldo Cavalli po hap një prej investimeve më të mëdha në Shqipëri duke ardhur nga Italia. Një prej kompanive të para të mëdha të modës po vjen në vend duke ofruar Visionnaire, një markë që shpreh konceptin e vizionit të arredimit, por edhe stilit të jetës, një linje syzesh, argëtimi dhe mbi të gjitha, një linjë që lidhet me botën e hotelerisë.

Në një intervistë  për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Cavalli kujton ardhjen për herë të parë në Shqipëri para dy vitesh. Nuk dinte asgjë rreth Shqipërisë, por mjafuan disa pushime verore në jug për t’u mahnitur dhe zbuluar potencialin.

Fevziu: Kur keni ardhur për herë tw parë në Shqipëri?

Cavalli: Dy vjet më parë.

Fevziu: Dy vjet më parë?

Cavalli: Po!

Fevziu: Dhe para se të vinit këtu, a dinit ndonjë gjë rreth Shqipërisë?

Cavalli: Absolutisht asgjë!

Fevziu: Vërtet, asgjë?

Cavalli: Jam i surprizuar pasi kisha krijuar një ide krejtësisht ndryshe nga ajo që është në të vërtetë.

Fevziu: Ndodh gjithmonë ky lloj perceptimi jashtë për realitetin në që jetojnë në Shqipëri. Mendoj se edhe ju kështu e keni perceptuar…

Cavalli: E kam perceptuar dukshëm dhe kam vënë re një entuziazëm që një të tillë e kam parë në Itali vetëm në vitet ’80, në kuptimin që këtu ekziston një sipërmarrje e re me shumë dëshirë për të punuar dhe për të bërë në mënyrën më të bukur të mundshme. Unë merrem me bukurinë, si për sa i përket design-it, muzikës, teatrit, artit dhe mendoj se këtu fati i madh është që kemi një lider që i kushton vëmendje bukurisë si një artist dhe që ka pasur fatin ta njohë dhe po e projekton Shqipërinë drejt një koncepti të ri të orientuar mbi bukurinë, duke respektuar, mbrojtur territorin.

Fevziu: Si erdhët para dy viteve këtu? Si ndodhi?

Cavalli: Më ftoi një mik…

Fevziu: Ishte për ndonjë event apo jo?

Cavalli: Ai më thoshte pse nuk vjen në Tiranë, ka një zhvillim të paparë, ka hotele…

Fevziu: Eja ta shohësh vetë…

Cavalli: Po, më ftoi të vij, megjithëse isha disi skeptik, erdha dhe menjëherë mbeta… në kuptimin e mirë të fjalës…

Fevziu: I befasuar…

Cavalli: Shumë i befasuar pasi këtë gjallëri, entuziazëm që të them të drejtën në Evropë, dhe në Itali veçanti, nuk e gjejmë, sepse atje gjithçka ka kaluar… jemi në një situatë…

Fevziu: …por gjithsesi Shqipëria është në fillimet e saj… duket paksi Italia e viteve ’60 – ‘70. Gjithçka ka nisur nga zero.

Cavalli: Po, ka shumë punë, unë në fakt edhe verën e kaluar gjatë pushimeve, me barkën time shkova në Jug të Shqipërisë, në veri të Greqisë, Korfuz, etj. Duke u nisur nga Saranda, pashë këto brigje… ju keni morfologji…

Fevziu: Ju pëlqeu deti i jugut?

Cavalli: Po, shumë i bukur, veçanërisht malet e mrekullueshme që bien nga tingulli në det, janë vërtet unik.

Fevziu: Po! Ashtu është!

Cavalli: Ujë i kristaltë!

Fevziu: Disa prej tyre janë deri në 1.800 metra të larta.

Cavalli: Kanë një pjerrësi që tpingul mbi det, dhe zhvillimet e arritura nga pikëpamja e ndërtimeve të resorteve dhe rezidencave të lejojnë të punosh si në një amfiteatër, kështu vilat që janë pak më larg bregdetit kanë avantazhin të jenë në lartësi…

Fevziu: Ishte hera e parë që e shihnit jugun e Shqipërisë?

Cavalli: Hera e parë!

Fevziu: Edhe me barkë…

Cavalli: Në fillim me helikopter, e pashë sa bukur që ishte… më pas mora një barkë në Sarandë për të përshkruar gjithë bregdetin…

Fevziu: Për të parë gjithë bregdetin… po nga pikëpamja e bukurisë, jo nga ana e zhvillimit, a ju pëlqeu Shqipëria?

Cavalli: E mrekullueshme! Ka gji të bukura, është Saranda dhe jeta e zhurmshme, një vend…

Fevziu: Tani është pak kaotike, e vërtetë! Po është e pozicionuar mirë…

Cavalli: Po kam njohur njerëz vërtet shumë të mirë, ai paragjykimi që ne kemi… por kur vijmë këtu, gjej njerëz të gatshëm, aspak të bezdisshëm, me një nivel sigurie…

Shqipëria është zgjedhur si ‘hub’ logjistik ku është vendosur ‘showroom’-i i gjithë Ballkanit. Produktet janë të gjitha artizanale, “haute couture” për shtëpinë.

Fevziu: Përse vendosët të bëni këtë investim dhe në Shqipëri, duke zgjedhur këtë vend si Hub i Visionnaire?

Cavalli: Mendoj se e gjithë bota e Ballkanit, ku Shqipëria ka një rol kyç, le të themi edhe udhëheqës e atij zhvillimi që respekton dhe mbron territorin, por që dëshiron të rrisë nivelin e mirëqenies si të popullatës rezidente të saj, por edhe të tërheqë pasuringa jashtë.

Fevziu: Dhe ku ndodhet showroom-i?

Cavalli: Showroom-i ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, pranë rrugës që çon drejt aeroportit, duke qenë kështu mjaft e dukshme.

Fevziu: Produktet tuaja, janë të prodhuara nga ju apo bëni një zgjedhje nga e gjithë…

Cavalli: Jo, ne dizenjojmë koleksionet tona…

Fevziu: Jeni ju që i dizenjoni?

Cavalli: Po, kemi një koncept që është gjithëpërfshirës, sepse ne punojmë mbi gjithçka, shtëpinë, kuzhinën, banjo, dhomën e gjumit…

Fevziu: … që do të thotë që dikush mund të vijë tek ju dhe të ketë dizenjimin dhe mobilimin e gjithë shtëpisë.

Cavalli: Zgjidhje e plotë…

Fevziu: … me çelësin në dorë, të themi.

Cavalli: Ne nga koncepti, duke filluar me dizenjimin, duke përdorur të gjitha teknologjitë e dizajnit deri në instalim, pra merremi me gjithçka.

Fevziu: A mendoni se Shqipëria është në këtë nivel sa të pranojë këto kompani të mëdha?

Cavalli: Unë mendoj se po. Sigurisht, nuk jemi një kompani për të gjitha nivelet…. kuptohet.

Fevziu: Po, sigurisht! Ka një target të caktuar…

Cavalli: Po ka një target, dhe mendoj sigurisht që këtu është ambicja për të importuar një turizëm, kapital financiar të rëndësishëm, sepse sigurisht siç e thamë më parë është një vend i sigurt, një vend që ofron akoma mundësinë e një zhvillimi në mbrojtjen e mjedisit, një vend ku ka zona akoma të gjelbra, ku mund të shëtisësh, pranë pikëpamjes së natyrës, në veçanti pjesa e Jugut, ku bregdeti është një kryevepër, një nivelim morfologjik shumë të mirë…

Fevziu: Po, po, e vërtetë.

Cavalli: Kështu që mendoj se do të zgjidhet zona rezidenciale në një tipi turizmi të caktuar që do të sjellë përfitimet mëdha.

Fevziu: Dhe ju punoni edhe me hotelet?

Cavalli: Unë sigurisht bashkëpunoj edhe me hotelet, veçanërisht pjesët e përbashkëta, restorantet, baret, suitat/dhomat, përgjithçka që i duhet hotelit…

Fevziu: Kur do të filloni?

Cavalli: Tani sapo kemi nisur…

Fevziu: Është akoma pak e vështirë apo jo?

Cavalli: Sapo kemi nisur punë dhe po bëjmë…

Fevziu: Kjo do të thotë që do të jetë qendra e parë në Ballkanin Perëndimor…

Cavalli: …qendra e parë në Ballkanin Perëndimor, me praninë e drejtpërdrejtë dhe të një showroom, që në të tjera mund të shihen qindra objekte që i përkasin punimeve të artizanatit të një niveli të lartë, ne nuk jemi industri, jemi artizanë.

Fevziu: Pra janë punime artizanati?

Cavalli: Sigurisht, artizanati!

Fevziu: … që do të thotë që është punuar nga artizani gjithçka.

Cavalli: Po, nga artizani. Ne kemi një rrjet prej 70 biznese artizane ku kemi ato që punojnë me mermerin, qeramikën, qelqin, ato që punojnë me metalin, tapicerinë…

Fevziu: Dhe nëse vjen tek ju, mund të gjejë gjithçka.

Cavalli: Po!

Fevziu: Duke filluar nga divani, shtrati, edhe objektet e ndryshme…

Cavalli: Nga tapeti, llampadari deri tek veprat e artit, veprat e Fine Art, aksesorët…

Fevziu: Fine Art një nivel i caktuar… të një vlerë të caktuar…

Cavalli: Sigurisht që po! Ne jemi të pozicionuar në treg si biznes nga më të kushtueshmet në botë për nga vlerat, por le të themi që ne punojmë si në shtëpitë e mëdha si vilat…

Fevziu: … ashtu dhe për apartamentet sigurisht… a mund dikush i nivelit të mesëm, të lartë të themi, a mund të gjejë mundësinë, a mund të gjejë diçka tek ju?

Cavalli: Patjetër që po. Për sa i përket objekteve të veçanta, janë të vlerave të përballueshme, sigurisht nëse dikush kërkon shtëpi me çelës në dorë me objektet e prodhuara në mënyrë artizanale, patjetër që vlera është si moda e gatshme me haute couture, ne në këtë rast jemi haute couture…

Fevziu: Domethënë ky udhëtim, ku miku juaj ju ftoi që të vini në Shqipëri dy vjet më parë, ia vlen vërtet.

Cavalli: Absolutisht që ia vlen./tvklan.al