Me një kontratë që skadon në Qershor, Mohamed Salah ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen.
Egjiptiani dëshirohet në Angli, pritet me ankth në klubet arabe, por emri i tij është lidhur edhe një herë me Barcelonën.
Sipas gazetës spanjollë Sport, sulmuesi anësor i Liverpool “i është ofruar sërish Barçës”.
Thuhet se klubi katalan është kontaktuar sërish nga persona pranë lojtarit për të diskutuar një transferim të mundshëm në verë.
Ndërsa kjo perspektivë është tërheqëse, drejtuesit e Barcelonës janë të vetëdijshëm për vështirësitë financiare që parashikon kjo lëvizje.
Aktualisht, Barça nuk mund të përballojë të afrojë një lojtar, paga e të cilit vlerësohet në më shumë se 20 milionë Euro bruto në sezon.
Por lëvizjet e bëra nga drejtuesit kanë sjellë të ardhura në arkat e klubit dhe deri në Qershor gjërat mund të ndryshojnë.
Mohamed Salah është 32 vjeç. Në 29 ndeshje ai ka shënuar 27 gola në Premier League këtë sezon duke kryesuar listët e golashënuesve. Pas tij vjen Haaland që ka realizuar 20.
Tv Klan