Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futboll. Sulmuesi i talentuar, ishte sërish vendimtar për Barcelonën, këtë herë në ndeshjen e kthimit ndaj Benficas në Champions, ku katalanasit fituan 3-1.

Yamal ishte protagonist me asist te goli i parë i shënuar nga Raphinha në minutën e 11-të. Spanjolli gjeti edhe vetë rrugën e rrjetës, me një gol spektakolar nga jashtë zone.

Me këtë realizim, Yamal u fut në historinë e Champions League. 17-vjeçari, u bë futbollisti më i ri, që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në Champions.

Ndonëse në moshë të re, Yamal është kthyer në një pikë kyçe për Barcelonën, por edhe Spanjën, me të cilët u shpall kampion Evrope në verë. /tvklan.al