Borussia Dortmund siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Verdhezinjtë triumfuan me përmbysje ndaj Lille, me rezultatin 2-1 në Francë.
Pas ndeshjes së parë, të mbyllur në barazim 1-1 në Gjermani, Dortmund ia doli të sigurojë kualifikimin në transfertë.
Lille e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh me Jonathan David në minutën e 5-të.
Megjithatë në fraksionin e dytë, gjermanët përmbysën gjithçka, falë golave të shënuar nga Emre Can me penallti në minutën e 54-t dhe Beier në minutën e 65-të.
Në çerekfinale, Dortmund do të përballet me skuadrën e Barcelonës. /tvklan.al