Kreu i Partisë Demokratike ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Basha tha se është ftuar në këtë ceremoni nga kongresmenët republikanë.

Kreu i opozitës shprehu bindjen se me presidencën Trump, nis një erë e re jo vetëm për Amerikën, por edhe për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë./ tvklan.al