Pas 30 vitesh bashkë, Pep Guardiola dhe Cristina Serra, kanë vendosur të ndahen.  

Sipas mediave spanjolle, të dy bashkarisht kanë marrrë vendimin për ndarjen. Thuhet gjithçka u vendos që në muajin Dhjetor, por është mbajtur i fshehtë, duke mos u bërë publik.

Pep Guardiola dhe Cristina Serra kanë qenë një nga çiftet më jetëgjata në botën e futbollit. Ata u njohën në vitin 1994, kur ish-ftubollisi i Barcelonës ishte 23 vjeç dhe ajo 20 vjeç.

Guardiola dhe Serra qëndruan bashkë për shumë vite, por vetëm në vitin 2014 vendosën të martoheshin, në një ceremoni private dhe larg mediave. Ata kanë tre fëmijë, Maria 24 vjeç, Marius 22 vjeç dhe Valentina 17 vjeç.

Duket se gjithçka po ecën ters për Guardiolën, i cili përveç problemeve te Manchester City, tani po përballet me situata të vështira edhe në anën familjare. /tvklan.al