Rezultatet negative, e kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Ruben Amorim në stolin e Manchester United.

Tekniku portugez nuk e ka të sigurt vendin e tij në stol për sezonin e ardhshëm. Madje drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të shikojnë për një zëvendësues të mundshëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, thuhet se Xavi Hernandez është një emër që ndiqet me interes të madh.

Ish-trajneri i Barcelonës, pëlqehet shumë nga drejtuesit, për lojën sulmuese që ai bën dhe mund t’i propozohet stoli i “djajve”, nëse Amorim largohet. /tvklan.al