Robin Van Persie mund të ulet në stolin e Feyenoord. Klubi holandez është në kërkim të një trajneri të ri, pak ditë pasi shkarkuan Brian Priske.
Trajneri i përkohshëm, Pascal Bosschaart, ka bërë një punë të shkëlqyer deri tani, duke avancuar më tej më Ligën e Kampioneve, pasi eliminoi Milanin.
Megjithatë, drejtuesit nuk e shohin si të duhurin për të ardhmen. Van Persie përflitet si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e Feyenoord.
Gjithsesi një marrëveshje mes palëve nuk do të jetë e lehtë. Ish-sulmuesi momentalisht drejton skuadrën e Heerenven dhe duhet të bindë drejtuesit e këtij klubi për ta lënë të lirë. /tvklan.al