Rrjeti televiziv britanik BBC i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë. Në vizitën që gazetari britanik Kasar Alom bën në vendin tonë evidenton zhvillimin infrastrukturor dhe bumin turistik të viteve të fundit.
Gazetari britanik bën një skanim të zhvillimit të Shqipërisë40 vite që nga vdekja e dikatorit Enver Hoxha, sundimi katër dekadash i të cilit mbi Shqipërinë e çoi vendin tone në izolim dhe varfëri.
Gjithashtu Kasar Alom eksploron se si ka ndryshuar vendi yne për udhëtarët që vijnë, por dhe për shqiptarët.
Në kryeqytetin e shqiptarëve ai mësoi se si një monument i diktatorit të ndjerë është ripërdorur dhe ridizajnuar për një brez të ri.
Gazetari takoi edhe një shef kuzhine që dikur u largua nga vendi, por tani është kthyer për t’i dhënë një kthesë të re kuzhinës tradicionale shqiptare.
Reportazhi nuk le pa prekur edhe thesaret arkeologjike që ka vendi ynë. Viziton thesarin arkeologjik të Butrintit dhe njihet me trashëgiminë e pasur por të fshehtë që mbart vendi i shqiponjave.
Ne kete rrugëtim ne Shqipëri, kamera e televizionit britanik ndjek një notim për në Korfuz në kujtim të atyre që ikën nga e njëjta rrugë gjatë sundimit të Enver Hoxhës.
Tv Klan