Për ata që janë të pavendosur për pushimet e këtij viti, revista e njohur britanike “Saga” u vjen në ndihmë me sugjerimet e saj. Në këtë artikull është përpiluar një listë me 7 destinacione mes tyre dhe Shqipëria që do ju ofrojë udhëtarëve një përvojë të paharrueshme.

Vendi ynë konsiderohet si destinacioni më i mirë për plazhet e pazbuluara dhe çmimet e ulëta. Disa ekspertë të udhëtimeve e kanë krahasuar vendin tonë me Kroacinë dhe në artikull thuhet se plazhet e vendit tonë janë mahnitëse.

Ndër pikat turistike që vizitorët mund të eksplorojnë janë Ksamili për plazhet e bukura, Berati për arkitekturën e tij dhe Tirana për gjallërinë që ka. Teksa popullariteti i vendit tonë vazhdon të rritet për median britanike, kjo është koha perfekte për ta shijuar përpara se të përfshihet në vendet e turizmit masiv.

Nga një raport i fundit që citohet nga kjo media, kërkesa e turistëve britanikë për pushime në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lartë. Shqipëria është destinacioni i katërt më i kërkuar në “Google” për britanikët, me 504 mijë kërkime për fjalën “Pushimet në Shqipëri” në 2024.

Klan News