Në takimin me organizatat e shoqërisë civile kryeparlamentarja Spiropali tha se ndjehemi krenar për progres-raportin e KE-së.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi nevojën për ndërtimin e dialogut gjithpërfshirës dhe për gjetjen e mënyrave nga ana e mazhorancës për rikthimin e opozitës në Parlament.

“Më lejoni të shpreh dëshirën që ky takim të ndodhte në një Parlament që funksionon normalisht. Dua të theksoj nevojën për të bërë gjithçka në përpjekje për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës dhe për të gjetur mënyra për të sjellë opozitën në parlament sërish. E rëndësishme që mekanizmat konsultuese që ngrihen të jenë asnjanëse politikisht dhe institucionale. Kjo është e rëndësishme dhe një prej kushteve për anëtarësim në BE.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Nancy Vanhorn ofroi mbështetjen për shoqërinë civile shqiptare.

“Të rinjte shqiptarë janë të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për luftën kundër korrupsionit. E shoh këtë tek të rinjtë që marrin pjesë në programet e ambasadës sonë. Ambasada e SHBA e mbështet plotësisht shoqërinë civile në përpjekjet e saj për integrimin në BE dhe e konsideron atë një partner thelbësor në këtë proces.”

Klan News