Në më pak se dy muaj para zgjedhjeve europarlamentare, shumë vende të Bashkimit Europian kthejnë shenjestrën nga ndikimi rus.
Kryeministri i Belgjikës, Aleksander de Kro njoftoi këtë të premte se po hetohet për identifikimin dhe bllokimin e të gjitha kanaleve që informimit dhe komunikimit, përmes të cilave Moska po përpiqet të ushtrojë ndikim tek zgjedhësit në këtë vend për të zgjedhur kandidatë që kanë një qasje miqësore ndaj Rusisë.
Vendimi vjen pasi shërbimet e zbulimit në Poloni dhe Çeki hodhën dyshime se një portal i madh informativ i quajtur “Zëri i Europës“ po financohet nga Rusisë për propagandë për të nxitur shtimin e mbështetjes ndaj kandidatëve për eurodeputet me qasje të butë ndaj Moskës.
Ka dyshime se përmes kësaj media ka paguar politikanë në Gjermani, Francë, Poloni, Belgjikë, Holandë e Hungari, për të bërë deklarata pro Rusisë në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian që mbahen nga 6 deri më 9 Qershor.
Tv Klan