Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë.

Zëdhënësja e KE-së, Anitta Hipper, u shpreh se në votime qytetarët patën mundësi të shprehnin vullnetin e tyre.

“Ne vlerësojmë faktin se zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, njoftoi Hipper.

Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sigurinë dërgoi në Kosovë një mision të gjerë vëzhguesish e drejtuar nga parlamentarja Nathalie Loiseau.

“Vendimi për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar zgjedhjet është dëshmi se BE-ja i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme”, tha Hipper./tvklan.al