Provokon me foto dhe video ndjekësit në rrjetet sociale
Dimri ende nuk ka ikur zyrtarisht, por Bebe Rexha di ku të gjejë diell dhe temperatura të larta për të kaluar pushime si ato veroret.
Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare zgjodhi një resort luksoz në ishullin e Hauait për të shijuar rrezet e diellit, por edhe për të bërë foto e video për të rritur temperaturat edhe në rrjetet sociale për ndjekësit e saj.
32-vjeçarja shfaqet nëpër video duke bërë lëvizje provokuese në prani edhe të miqve të saj. Duket se ajo po shijon një periudhë pushimesh të shkurtra, jo shumë produktive, përpara se të njoftojë angazhimet e reja në fushën e muzikës, pse jo edhe të kinematografisë.
Tv Klan