Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore e ka treguar gjithmonë me shumë krenari prejardhjen e saj. Këngëtarja ka treguar se origjina dhe kultura të cilës ajo i përket është mjaft e rëndësishme për të, ndaj dhe ka premtuar se do të ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.
Dhe këtë premtim ajo po e mban më së miri pasi së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka treguar se po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos, ndërsa të gjithë vëmendjen e ka marrë unaza e saj e arit si dhe mbishkrimi krahas fotos:
“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turke që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Vihet re se një ndjekëse i ka shkruar artistes se i shkon shumë dhe kjo e fundit nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet shqip:
“Faleminderit zemër”.

Më pas, Bebe ka publikuar në InstaStory një shprehje ku sërish ka sjellë vëmendjen rreth origjinës së saj.
“Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar!”/tvklan.al
