Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore e ka treguar gjithmonë me shumë krenari prejardhjen e saj.

Së fundmi, ajo ka dëshmuar para të gjithë ndjekësve të saj vallëzimin me muzikë popullore shqiptare.

Përmes disa postimeve në InstaStory, vëmendja ishte padyshim tek ylli i muzikës ndërkombëtare, e cila duket e mrekullueshme veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, dekolte të hapur dhe mëngë të gjata.

Fanse e muzikës dhe e valles shqipe, 32-vjeçarja është parë duke e shijuar në maksimum ahengun me motive shqiptare, të cilat Bebe ka treguar vazhdimisht se i adhuron.

Kjo nuk është hera e parë që artistja është shfaqur teksa interpreton valle shqiptare./tvklan.al