Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.
Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen së një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Tarran, një diplomat francez me shumë përvojë e mori zyrtarisht detyrën e tij më 22 Maj të këtij viti.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, u shpreh ai më herët.
Gjatë karierës së tij si diplomat ai ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera të rëndësishme si ambasador dhe zëvendësamabasador i Francës në disa shtete.
Tarran zëvendësoi në këtë pozicion diplomaten Clarisse Pasztory, e cila mbante përkohësisht detyrën e kreut të Prezencës së OSBE-së.
/tvklan.al