Aktoret e njohur treguan hapur mbështetjen e tyre për Ukrainën
Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar përmes një deklarate zyrtare, sanksione kundër 25 amerikanëve, duke filluar nga anëtarët e Kongresit , liderët e biznesit dhe figurat kulturore, duke iu ndaluar përgjithmonë hyrjen në shtetin Rus.
Pjesë e këtyre sanksioneve janë edhe dy aktorët e njohur amerikan, Ben Stiller dhe Shon Pen . Yjet e Hollivudit treguan hapur mbështetjen e tyre për Ukrainën , gjatë luftës mes dy vendeve.
Pjesë e listës ishin edhe senator dhe politikanë amerikan si Mark Kelli , Kevin Kramer, Rik Skot dhe Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, xhina raimondo.
Aktori Sean Penn udhëtoi në Ukrainë për të filmuar një dokumentar mbi sulmin rus në ukrainë , për kompanin amerikano -kanadeze , Vice Studios. Ndërsa, Ben Stiller vizitoi Ukrainën në qershor, si pjesë e një udhëtimi , të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Klan News