Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë sezonal në Serinë A. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, zhbllokoi sfidën ndaj Torinos, duke i dhënë avantazhin Atalantës.

Pas një krosimi të Bellanova-s nga goditja e këndit, Gjimshiti “fluturoi” mbi të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Ky gol i shqiptarit bëri që të shpërthejë festa në stadium, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, miqtë barazuan shifrat.

Për Gjimshitin ky është goli i parë për këtë sezon në Serinë A, ndërsa më herët ka shënuar në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk. /tvklan.al