Trajneri i Interit, Simone Inzaghi vlerësoi maksimalisht Atalantën, në prag të përballjes mes dy ekipeve.
Tekniku i kampionëve në fuqi, deklaroi se kundërshtari ka pësuar rritje dhe mund të bëjë diferencën.
Në prag të sfidës ku luhet për kreun e renditjes, Inzaghi kërkoi qetësi dhe përqendrim nga skuadra e tij.
“Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e luajtur në ‘San Siro’. Atalanta ka kaluar një fazë rritjeje dhe është një skuadër që na ka treguar se mund të bëjë diferencën si në Itali, ashtu edhe në Europë. Për këtë arsye, qasja e duhur është thelbësore për të marrë një rezultat pozitiv.
Duhet të jemi të përgatitur dhe të luajmë me zemër e me mendje të kthjellët. Atalanta është një ekip që të vendos në vështirësi, por ne duhet të shkojmë në Bergamo me synimin për të marrë maksimumin,” deklaroi Inzaghi.
Atalanta-Inter, do të luhet të Dielën në orën 20:45. Në prag të kësaj përballje, Interi vjen si kryesues me 61 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e tretë me 58 pikë. /tvklan.al