Berberi iraken, Hussein Falih, ëndërron që një ditë të ekspozojë veprat e tij të artit në një galeri.
Por çfarë e bën artin e tij kaq të veçantë? Ai përdor flokët e mbledhura nga prerjet e ndryshme që ka realizuar për klientët e tij, për të krijuar veprat e artit. Ai thotë se puna me flokët ndër vite e ka mësuar se si lloje të ndryshme flokësh janë të dobishëm për elementë të ndryshëm të punës së tij, diçka që ai e ka mësuar me kalimin e kohës.
“Kur vjen një klient, fillimisht filloj duke i larë flokët dhe më pas i pres. Kur flokët bien në dysheme, unë filloj t’i mbledh dhe t’i pastroj. Unë kam një koleksion flokësh të ruajtur që i përdor për piktura. Unë nuk i përdor të gjithë flokët jo, përdoren lloje të veçanta flokësh.”
Ai thotë se merr shumë mbështetje nga njerëzit për punën e tij artistike, të përshkruar nga Kamal Mohi, një klient i tij, si ‘kreativ dhe i veçantë’.
Puna e tij mund të shihet e ekspozuar në muret e dyqanit në Bagdad.
Klan News