Edhe kjo e hënë Sali Berishën e gjeti në dyert e SPAK-ut, të rrethuar nga protestues që e shoqërojnë gjatë zbatimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Pasi qëndroi pak minuta brenda, në një dalje për mediat, Berisha lexoi mesazhin e rradhës për kreun e këtij institucioni.
“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik.Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha.Ua lashë aty!”, theksoi Berisha.
Edi Ramën e pagëzoi si redaktori, firmën e të cilit tha se mbanin në fillim statuset e Veliajt nga burgu.
“Redaktori ishte Edi Rama. Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.”, deklaroi kreu i demokratëve.
Kur foli për kurthe ndaj Erjon Veliaj pas Ramës renditi një tjetër anëtar qeverie.
“Uluziu është pjesë e këtij kurthi. Njeri më të pabesë, më të zi në shpirt, më të pakarakter se atë nuk ka. I ka shkuar natën si mik, duke i lëpirë dhe stërlëpirë Erion Veliajt dhe ka urdhëruar vendosjen e çimkave në të gjitha mjediset”, shprehet Berisha.
Taulant Balla ishte shënjestra e rradhës, të cilin e akuzoi për manipulim të dosjeve që janë në SPAK dhe mundësinë e kalimit të tyre në OFL, duke i hequr nga procesi gjyqësor.
“Pini D787BO thotë se do ta kthejmë dosjen nga SPAK në OFL dhe shpresoj te kushtet. E kuptoni pra se si shpëtohen kriminelat”, theksoi Berisha.
Menjëherë pas konferencës para SPAK- ut, Berisha u nis drejt Malit të Zi ku merr pjesë si i ftuar nga kreu iI EPP-ve , Manfred Ëeber në një panel për zgjerimin dhe sfidat e integrimit të Balkanit Perëndimor në BE.
Tv Klan