Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2024” u mbajt në një moment dështimesh për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Teksa e bën kryeministrin Edi Rama përgjegjës, Berisha tha se Shqipëria nuk ka arritur as të mbajë dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.
Në Konferencën e Ambasadorëve kreu i qeverisë foli për arritjet e vendit në politikën e Jashtme, si dhe për një anëtarësim gradual në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian, por për Berishën, të gjitha këto janë gënjeshtra, duke thënë se vendi ynë ka dështuar ne integrimin drejt BE.
Kryedemokrati u kërkoi diplomatëve që të punojnë për Shqipërinë dhe jo për direktivat që jep kryeministri Rama, i cili sipas tij, ka ngritur një narko-shtet.
Klan News