Kryedemokrati Berisha e konsideroi 15 Marsin protestë kundër censurës për mbylljen nga Rama të TikTok-ut për ata që jetojnë në Shqipëri. Ramën sipas kreut të opozitës e presin një seri procesesh gjyqësore në SHBA, ku më kryesorja afera e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Berisha paralajmëroi Ramën që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të. Në listën e PD-së do të ketë kandidatë të diasporës.
Në tre muajt e para të qeverisjes Berisha premtoi se do hedhë baza të forta ligjore për krijimin e klimës më miqësore ndaj biznesit.
Klan News