Kryetari i PD, Sali Berisha ka vizituar në burgun e Fierit ish-deputetin Ervin Salianji i cili në muajn Shtator u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit për “kallëzim të rremë” në lidhje me çështjen “Babalja”. Pas takimit, në një deklaratë për mediat para ambienteve të burgut, Berisha zbuloi çfarë diskutoi me Salinjin.
Tregoi dhe se çfarë i dhuroi ish-deputetit dhe foli për gjendjen e tij.
Akuza të forta pati për kryeministrin Edi Rama dhe familjarët e tij. Berisha theksoi mungesën e kushteve në burgje, duke thënë se për këtë çështje PD do të kërkojë dhe ngritjen e një komisioni hetimor Parlamentar.
Zotim kryesor të jetës së tij shprehet se ka rrëzimin e qeverisë “Rama”. Sistemin e drejtësisë e konisderon si një vegël në duart e qeverisë “Rama” për të goditur opozitën.
Klan News