Për kryedemokratin Sali Berisha, kjo ditë është e rëndësishme për Shqipërinë me zhvillimin e Primareve të PD-së. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai u shpreh se falë kësaj force politike, ka shpresa për liri në këtë vend.
“Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë. PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtarëve të saj, qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën dhe shihni ç’ndodh në partinë tjetër se në çfarë kthetrash janë në këtë periudhë. Ky është një akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do shuhet kurrë në këtë vend.”
E mbajti “sekret” personin të cilit i dha votën këtë të Shtunë, por tregoi se ishte një vendimmarrje e vështirë.
“Shumë të vështirë! Sepse kishte kandidatura aq konkurruese sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin. Do doja të ishin disa, por unë zbatova statutin. E kam top secret!”, tha Berisha.
/tvklan.al