Kryedemokrati Sali Berisha premton se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, monedha dixhitale Bitcoin do të formalizohet.
Në një bashkëbisedim virtual me shqiptarë nga 62 qytete të botës, Sali Berisha u shpreh se formalizimi i kriptomonedhave do të bëhet përmes një autoriteti që do të ngrihet enkas për të bërë mbikëqyrjen financiare.
“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente. Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin.
Kjo nuk do ndodhë kurrë. Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
/tvklan.al