Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, të mos ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjyqtarja bllokoi kërkesën për shkak të gjendjes mendore të Assange dhe rrezikut për vdekjen e tij në Amerikë.
49-vjeçari kërkohet në lidhje me publikimin e mijëra dokumenteve në vitet 2010 dhe 2011. SHBA-ja pretendon se rrjedhja e informacionit theu ligjet dhe rrezikoi jetë njerëzish. Assange luftoi kundër ekstradimit dhe tha se rasti i tij është i motivuar politikisht.
Autoritetet amerikane kanë thënë se do ta apelojnë vendimin e fundit të gjykatës. Gjyqtarja Vanessa Baraitser vendosi se pavarësisht kushteve që plotëson SHBA-ja, këta të fundit janë të paaftë në parandalimin e Assange që të vrasë veten.
Nëse Assange shkon në SHBA mund të përballet me 175 vite burg nëse dënohet./tvklan.al