Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare për kontratat e muajit Prill pësoi një rënie të ndjeshme, duke rënë përafërsisht me 5 Dollarë për fuçi.
Kështu, në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuçi naftë bruto u shit këtë të enjte me afro 66 Dollarë, nga rreth 71 Dollarë që ishte më 2 Mars.
Në të njëjtën linjë kanë qenë shitjet edhe në bursën e Londrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar u shit me afro 70 Dollarë nga 74 që ishte në fillim të Marsit.
Ekspertët ndërkombëtar e lidhin këtë rënie të çmimit me vendimin e OPEC për një rritje të lehtë të prodhimit të naftës me rreth 138 mijë fuçi në ditë përgjatë muajit Prill.
Lëvizja e OPEC ka më shumë të ngjarë të synojë balancimin e rreziqeve gjeopolitike që ka shkaktuar presioni i administratës Trump për uljen e çmimeve të naftës.
Agjencitë e specializuara në tregun e naftës, theksojnë se shumë anëtarë të OPEC po shohin si zgjidhje që të përfitojnë nga vëllimet e rritura të shitjeve në vend të çmimeve më të larta të naftës.
Tv Klan