Shkon në 241,765 numri i emigranëtve shqiptarë që kanë fituar të drejtës e votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton 6 mijë kërkesat e fundit, që mund ta rrisin edhe më shumë numrin e votuesve emigrantë në 11 Maj.

Mbi 44 mijë kërkesa u refuzuan për mangësi në dokumentacion, ndërsa pritet t’u jepet një shans i dytë për të riaplikuar me asistencë edhe nga KQZ, brenda datës 9 Mars.

Sa i përket qarqeve ku do të votojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, Tirana ka regjistruar numrin më të madh të kërkesave të miratuara, me afro 75 mijë zgjedhës.

Gjithashtu, Tirana është edhe qarku që ka më shumë mandate, 37. Pas Tiranës, Fieri renditet i dyti për sa i përket numrit të votuesve nga jashtë, ndërsa më pas vijnë qarqet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Vlorës, Shkodrës. Regjistrime më të ulëta shënojnë qarqet, Dibër, Gjirokastër e Kukës.

Peshën më të madhe të regjistrimeve e mbajën Italia dhe Greqia, të ndjekur nga Gjermania, SHBA dhe Anglia.

Në 9 Mars pritet të publikohet një listë paraprake me emrin, mbiemrin, qarkun ku do të shkojë vota dhe shtetin nga është dërguar zarfi.

Për 11 Majin emigrantët mund të votojnë edhe me dokumente të skaduara, ndërsa shpenzimet për marrjen dhe dërgimin me postë të fletës së votimit do të mbulohen nga qeveria. Votat do të numërohen në KQZ dhe rezultatet do të shpërndahen sipas qarqeve që u përkasin.

Klan News