Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të enjte vendimin që forcon sigurinë për punonjësit e Policisë duke mundësuar mbrojtje të veçantë personale, të familjes dhe të pronës.

Ky vendim përcakton kushtet që duhet të plotësojë një punonjës për të marrë mbrojtjen dhe masat e menjëhershme.

Sipas ministrit Ervin Hoxha, mbrojta jepet në dy forma, në kushtet e menjëhershme dhe kjo bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe forma e dytë nëpërmjet një komisioni.

Tv Klan