Familjarët shtuan konsumin gjatë pandemisë, e ulën bizneset
Pandemia e Covid-19 ka goditur edhe konsumin e energjisë elektrike, duke shkaktuar rënie të të ardhurave si për kompaninë OSHEE, ashtu edhe për tregun e hidrocentraleve privatë.
Në periudhën Prill – Qershor të këtij viti, konsumi u ul me 8.7% krahasuar me një vit më parë, duke patur si shkak mbylljen e bizneseve.
Për klientët privatë, konsumi i energjisë ra me 13.4%, ndërsa u rrit me 4.7% për konsumatorët familjarë.
Edhe raporti i prodhimit të energjisë elektrike është përmbysur. Shumicën e prodhimit në pjesën e parë të vitit e patën hidrocentralet privatë, ndërsa prodhoi vetëm 48% të totalit të energjisë.
Aktualisht në liqenin e Fierzës, niveli ka arritur në 290 metra, duke rezultuar mbi mesataren shumëvjeçare të kësaj periudhe.
KESH ka përqëndruar furnizimin në muajt e verës, duke qënë se çmimi i energjisë elektrike në këtë periudhë është më i shtrenjtë, ndërsa OSHEE ka kryer vetëm 6.1 milion euro importe gjatë këtij muaji, 2.6 milion më pak nga sa shpenzoi për blerje të energjisë Gushtin e një viti më parë.
Tv Klan