Megjithëse kanë kaluar gati 5 nga qarkullimi masiv dhe paniku që shkaktoi virusi Covid, pasojat që ai la vazhdojnë të ndjehen në një pjesë të konsiderueshme të popullatës.
E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja Ina Arizaj flet për atë që në fushën e mjekësisë quhet simptoma post Covid.
“Simptomat post Covid është një intensitet nosokomial i ri i krijuar kryesisht nga pacientët. Post Covid nuk është asgjë tjetër përveçse një gamë e gjerë simptomash që kanë vazhduar ose janë të reja tek pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid-19. Është një koncept tejet i ri në studim, për përcaktim mjekësor kemi vetëm një temporal. Pra na duhet të kalojmë sipas OBSH-së më shumë se sa tre muaj për të përcaktuar të tilla simptoma”, tha mjekja.
Përveç probleme shëndetësore kryesisht në rrugët e frymëmarrjes, Ina Arizaj thotë se numërohen më shumë se 200 simptoma post Covid, të cilat prekin jo vetën shëndetin fizik, por dhe atë mendor.
“Numërohen mbi 200 të tilla. Sa i përket eksperiencës sime, vinin pacientë për t’u vizituar dhe ndërkohë sa kishin kaluar infeksionin nga Covid dhe manifestonin dhimbje koke. Do të numëroja simptoma të tjera, si konfuzionin, një vështirësi në fokus, në përqendrim. Këto janë simptomat më të shpeshta, por absolutisht nuk të lemë në hije simptomat e sferës psikologjike, sepse janë pacientë që akoma dhe sot vuajnë nga depresioni dhe simptoma ankthioze prej Covid”, sqaroi më tej mjekja Ina Arizaj./tvklan.al