Tashmë edhe agjencia amerikane e inteligjencës CIA beson se Covid-19 doli nga laboratorët në Kinë.
Sipas një vlerësimi të publikuar së fundi, agjencia kryesore e zbulimit të jashtëm të qeverisë amerikane që ka për detyrë të zbulimin, përpunimin dhe analizimin e informacione në të mirë të sigurisë kombëtare beson se tërësia e provave e bën daljen nga laboratorët të këtij virusi shumë herë më të mundshme se përhapja për shkaqe natyrale.
Megjithatë, në këtë vlerësim thuhet se mungojnë shumë të dhëna për arritjen e një konkluzioni përfundimtar dhe bindës. Pavarësisht bindjeve, as CIA nuk arrin të përcaktojë nëse dalja nga laboratori i Uhanit ishte aksidentale apo e qëllimshme.
Vlerësimi i fundit nuk është bërë mbi bazën e ndonjë zbulimi të ri, përveçse fakteve të deritanishme të mbledhura nga administrata Bajden dhe ish-kreu i agjencia Uilliam Bërns dhe publikohet vetëm pak ditë pasi në krye të CIA-s, si drejtor i ri u betua Xhon Retklif.
Pekini zyrtar gjithmonë i ka quajtur spekullime, dyshimet se virusi që shkaktoi bllokadën më të madhe në botë në rreth 1 shekull doli nga laboratori i virologjisë në Uhan.
Tv Klan