Numri i të vdekurve pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut është rritur në gjashtë.
Një grua 52-vjeçare, e cila u plagos rëndë nga përplasja me makinë ndërroi jetë në një spital të qytetit, sipas autoriteteve.
Sulmi i 20 Dhjetorit në qytetin qendror të Magdeburgut që la qindra të plagosur tronditi vendin dhe nxiti tensionet mbi çështjen e emigracionit të paligjshëm.
I dyshuari 50-vjeçar një shtetas i Arabisë Saudite, i cili kishte ardhur në Gjermani që nga viti 2006 dhe punonte si mjek psikiatër, kishte shfaqur më herët në rrjetet sociale pikëpamje ekstreme anti-islame.
Ai akuzonte qeverinë gjermane se përndiqte vajzat dhe gratë saudite që kërkonin azil dhe kishte paralajmëruar se do ta bënte Gjermaninë të paguante për këtë.
Klan News