Moska pret që Uashingtoni të ndërmarrë nismën për nisjen e bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Në komunikimin e radhës zanor me mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se shefi i tij Vladimir Putin është gati për të biseduar, por nuk ka një afat se kur mund të ndodhë takimi.
“Putin është gati. Presim shenja, por është e vështirë këtu të shohim filxhan”, thotë Peskov.
Në përgjigje të kërcënimeve të Donald Trampit për sanksione të tjera ndaj Rusisë nëse Putin pranon të bisedojë për fundin e luftës, Peskov sqaron se ky konflikt nuk zgjidhet me presione.
“Ky konflikt nuk varet nga çmimi i naftës. Konflikti erdhi pasi u kërcënua siguria kombëtare e Rusisë, e rusëve që jetojnë në ato territore dhe prej refuzimit të plotë të amerikanëve dhe europianëve për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë”, shprehet Peskov ndër të tjera.
Sulmi rus në Ukrainë nisi pas planit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për t’u anëtarësuar në NATO, të cilin Moska e konsideroi si rrezik për sigurinë kombëtare. Këtë, Ukraina dhe perëndimi e konsiderojnë si “mentalitet të vjetër perandorak” ku përdoret forca për të imponuar një vullnet të jashtëligjshëm.
Tv Klan