Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot me homologun e tij amerikan Donald Trump në Uashington.

Macron i cili mbërriti në Uashington të dielën në mbrëmje, do të pritet nga homologu i tij në Shtëpinë e Bardhë për një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një drekë dhe më pas një konferencë e përbashkët për shtyp.

Të dy liderët do të diskutojnë gjithashtu “bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve tona si dhe krizat ndërkombëtare ku ne duhet të veprojmë për paqen”, tha në një deklaratë Pallati Élysée.

Ai pritet të paraqesë propozimet e tij për ti bërë ballë “kërcënimin rus” në Evropë dhe për të siguruar paqen në Ukrainë.

Shefi i Elizesë shpreson të bindë Trump në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë për të përfshirë liderët evropianë në bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Mediat e huaja thonë se Macron synon të bindë Trump që të vazhdojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën, duke respektuar sovranitetin e saj dhe duke siguruar që interesat evropiane të merren parasysh plotësisht.

Të enjten Starmer do të vizitojë gjithashtu Uashingtonin.

Klan News