Nga stuhitë e mëdha është njoftuar mbyllja e shkollave në të gjithë Italinë e Jugut.

Në provincën e Caserta-s, ka probleme me qarkullimin rrugor pasi shumë automjete kanë mbetur të bllokuara. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja urgjente. Një pjesë e autoriteteve janë tashmë në rrugë për të ndihmuar çdo qytetar në vështirësi. Në qytetin e Venecias, zyrtarët kanë paralajmëruar për një tjetër përmbytje.

Për herë të parë që nga muaji Shkurt, autoritetet e qytetit aktivizuan barrierat mbrojtëse “Mose”, për të parandaluar përmbytjet.

Ky sistem synon të mbrojë Venecian nga stuhitë. Ai përbëhet nga 78 barriera që qyteti mund t’i ngrejë në të treja hyrjet dhe është funksional që nga viti 2020. Projekti miliarda Dollarësh ishte i diskutueshëm pasi korrupsioni, burokracia dhe interesat vetjake politike dhe ekonomike kanë vonuar ndërtimin e tij për një kohë të gjatë.

Klan News