Kantautori amerikan, Bob Dylan ka thyer më në fund heshtjen duke deklaruar se ai e pranon po të njëjtin çmim, akorduar nga akademia në 13 tetor të këtij viti.

Lajmi erdhi nga fondacioni “Nobel”, ku nëpëremjet një deklarata thuhet se Bob Dylan ka telefonuar Sara Danius, sekretaren e përhershme të akademisë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte mbetur pa fjalë.

Pas një mungese reagimi për një kohë të gjatë, fondacioni ende nuk e di nëse Bob Dylan do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes se çmimeve “Nobel”, e cila organizohet në dhjetor.

Megjithatë, sipas BBC, Dylan i ka thënë një gazete britanike se preferon ta marre çmimin personalisht, nëse kjo është e mundur.

Sipas britanikes “Daily Telegraph” Dylan e ka përshkruar çmimin Nobel si të mrekullueshëm dhe të papritur.

“Është e vështire për t’u besuar… Kush do të ëndërronte për diçka të tille”, citon e përditshmja britanike kantautorin amerikan.

Një jave me parë, një nga anëtarët e akademisë së ndarjes së çmimeve “Nobel” e përshkroi heshtjen e Bob Dylan si të pasjellshme dhe arrogante. / TV KLAN