Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2024 i është dhënë organizatës japoneze Nihon Hidankyo.
Ajo u vlerësua për përpjekjet që bota të ndalë përdorimin e armëve bërthamore dhe për demonstrimin përmes dëshmive se këto armë nuk duhet të përdoren më kurrë. Pjesëtarë të kësaj organizate janë të mbijetuarit e sulmeve bërthamore amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki.
Komiteti Norvegjez i Nobelit dëshiron megjithatë të pranojë një fakt inkurajues: Asnjë armë bërthamore nuk është përdorur në luftë në gati 80 vjet. Por sot fuqitë bërthamore po modernizojnë dhe përmirësojnë arsenalet e tyre; vendet e reja duket se po përgatiten të marrin armë bërthamore; dhe po bëjnë kërcënime të vazhdueshme.
Çmimi jepet në një kohë kur armët bërthamore rrezikojnë të përdoren në konflikte mes Rusisë dhe Ukrainës, apo mes Izrealit dhe organizatave të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme.
Klan News