Organizimin për herë të parë të Botërorit të Mundjes për peshat jo olimpike, për kryebashkiakun Erion Veliaj është tregues se Tirana është një qytet për të gjithë.

“Kemi pritur në Tiranë dhjetëra shtete, nga të gjithë cepat e botës, dhe pavarësisht se politika ka bindje të ndryshme, ca janë majtas, ca janë djathtas, ca janë në veri, ca janë në jug, ca janë në Azi, ca janë në Amerikë, rëndësi ka që sporti na bën të gjithëve bashkë”.

Duke folur për arritjet e ekipit shqiptar në Olimpiadën më të fundit të Parisit, Veliaj tha se ky është fillimi i fryteve të sukseseve të projektit që ka bashkia për sportin.

“Shpresoj shumë që ajo që ne arritëm në Paris, të jetë vetëm fillimi i një ëndrre të bukur, fillimi i një projekti të bukur, fillimi i një historie të bukur. Sot kemi lirinë që të merremi me sport, sot kemi një liri të merremi me bindjet tona, por mbi të gjitha kemi energjinë e jashtëzakonshme për ta kthyer Tiranën në një qytet për të gjithë”.

Ky kampionat, përkon dhe me zhvillimin e Kongresit Botëror të Mundjes në vendin tonë, ku marrin pjesë mbi 200 delegatë, që përfaqësojnë 117 shtete të botës.

Tv Klan