Gjendet zgjidhja për personat që kanë varësi ndaj alkoolit dhe drogës. Bëhet fjalë për implante që funksionojnë si stimulues të trurit të cilat do të shërbejnë që këta persona të kenë vetëkontroll përballë këtyre varësive.

Kjo teknikë, e diskutuar nga një grup mjekësh dhe studiuesish dhe e përdorur aktualisht për trajtimin e pacientëve për ti ndihmuar që të kontrollojnë disa nga efektet që shkakton sëmundja e Parkinsonit, depresionit dhe çrregullime të tjera obsesive, mund të jetë zgjidhja ideale për ti shpëtuar këta persona.

Implanti në fjalë është sugjeruar nga kirurgët si metoda më efektive për të ulur dëshirat e të varurve nga substancat narkotike si dhe alkooli, me qëllim vetëkontrollin e tyre.

“Ashtu siç ndodh me stimuluesin kardiak që stabilizon ritmet jonormale të zemrës së një personi, besojmë se mund të përdorim dhe implantin e trurit për të vepruar si stimulues dhe për të normalizuar ritme të trurit që janë të lidhura ngushtë me varësinë. Kjo provë do të faktojë nëse është një praktikë ideale”, shprehen mjekët.

Më shumë se çerek milionë njerëz janë të pajisur me një implant të tillë për të mbajtur vetëkontrollin në rast se ndodhen në situata tunduese ku përfshihen konsumimi i lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike.

Për këtë arsye, edhe vetë mjekët e kanë gjetur si “kurë” më efektive, dhe pritet ta vënë në zbatim në provën e parë të plotë klinike për stimulimin e thellë të trurit.

/tvklan.al