Spiker: Reis Çiço
Headlines 30 Dhjetor
Rama: Gjyqi publik ndaj Erion Veliajt, një çorbë derrash. Partitë e opozitës garojnë për vendin e dytë
Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama vuri theksin tek arritjet në procesin e integrimit. I pyetur për hetimet ndaj Erion Veliajt ai deklaroi se gjyqi publik ndaj tij ngjan me një çorbë derrash, ndërsa tha se opozita nuk ka asnjë shans për fitore në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha: Veliaj po kërkon azil politik në Amerikë. Bileta e kthimit, me 18 janar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Erion Veliaj ka ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kërkuar azil politik. Ai publikoi një biletë, sipas të cilës Veliaj do të kthehet më 18 maj dhe jo sot, siç kishte deklaruar.
Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit
Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, një prej projekteve më të rëndësishëm të infrastrukturës së kryeqytetit, që pritet të sjellë lehtësi për trafikun e rënduar. Rama e cilësoi si projektin më të madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit.
Ulet në 18 mijë stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Sadushi: Problem rekurset jo profesionale
Ulet ndjeshëm stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Në bilancin e vitit 2024, kryetari Sokol Sadushi tha se kanë mbetur edhe 18 mijë dosje, por shprehu shqetësim për rekurset jo-profesionale që mbërrijnë në këtë gjykatë.
Blerjet e fundit për Vitin e Ri, shqiptarët besnikë ndaj traditës për një tavolinë plot
Shqiptarët mbeten besnikë të traditës për të pasur një tavolinë të mbushur plot gjatë natës së ndërrimit të viteve. Shumë prej amvisave po bëjnë blerjet e fundit, por ato që do të zenë më së shumti tryezat janë gjeli i detit dhe bakllavaja.
Ndërrimi i viteve: Muzikë, humor e premiera të serialeve më të ndjekur në ekranin e ‘’Tv Klan’’
Televizioni Klan do të ofrojë një programacion të larmishëm festiv për vitin e ri, që nis me një transmetim maratonë të “100 Këngë nga Bota” natën e ndërrimit të viteve, e që vijon me humor e premiera të serialeve më të ndjekur në botë.
Shpendët, shkaktarë të tragjedisë në Korenë e Jugut. Inspektim 101 avionëve Boeing 737-800
Publikohen detaje të reja që mbështesin dyshimet se tragjedia e avionit Boing në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona u shkaktua nga shpendët. Autoritetet urdhërojnë inspektimin e 101 avionëve Boing 737-800./tvklan.al