Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme ka prekur një nivel të ri minimal për 16 vitet e fundit. Këto pësuan një tjetër rënie të lehtë në muajin Shtator të këtij viti, pasi ky tregues ra në 4.58%, nga 4.61% që ishte në Gusht dhe 5.24% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, në fund të Shtatorit portofoli total i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 813 miliardë Lekëve, në rritje vjetore me 12%. Nga kjo vlerë totali i kredive me probleme vlerësohet afërsisht në 37.2 miliardë Lekë, nga rreth 35 miliardë Lekë që kishte qenë në fund të vitit 2023.
Portofoli i kredisë për ekonominë këtë vit po rritet me ritmin më të shpejtë që prej vitit 2008, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritja e kredisë po mbështetet sidomos nga kreditimi për bizneset, me rritje vjetore prej 13%.
Ndërkohë që edhe kredia për individë vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Të ndara në mënyrë specifike, sipas qëllimit të kredisë, rritja po mbështet veçanërisht nga kredia për pasuri të paluajtshme e bizneseve dhe individëve.
Klan News